U shpenzuan më shumë se 100 mijë euro për veshjen e fundit të Loredanës

U shpenzuan më shumë se 100 mijë euro për veshjen e fundit të Loredanës
Burimi i fotografisë: SS: Loredana/Instagram

Jo rrallë herë, Loredana përfundon në titujt e mediave rozë për shifrën e parave që ajo shpenzon, por më këtë të fundit ajo tejkaloi edhe veten, njofton Insajderi.

Shpeshherë na ka hapur edhe dyert e gardërobës së saj për të na treguar koleksionet e çantave e të këpucëve.

Nëse e ndinqi reperen në Instagram, me shuëm gjasë keni parë këtë postimin e saj, e keni pëlqyer, në mendjen tuaj keni thënë se ajo duket bukur, pa vrarë mendjen se ai ansambël i veshjes së saj ka tejkaluar njëqindmijëshin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)

Llogaria në Instagram, “Shqip Closet” e cila publikon veshjet luksoze të të famshmëve, ka identifikuar kështu veshjen dhe aksesorët e reperes:

Korseja e saj “Chanel” ka kushtuar 1,140 euro, xhaketa e lëkurës “Zegna” ka kushtuar 3470 euro, vëthët “Isabellefa” i kanë kushtuar reperes 5,200 euro ndërsa varësja “Isabellefa” 28,350 euro. Gjithashtu, byzylykët e po të njëjtës markë i kanë kushtuar njëri 10.650 euro dhe tjetri 12,750 euro. Për unazën “Isabellefa”, Loredana ka paguar 12,600 euro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S.C (shqipcloset) (@shqip.closet)

Nëse shifrat e mëdha ua përzien llogaritjen, gjithë veshjet e saj kapin një total prej plot 102,660 euro.

Pa gjykuar shumë – jo se kemi të drejtë – reperen për shpenzimet e fryra, në dhjetor në eventin e bamirësisë “Ein Herz für Kinder” të mbajtur në Gjermani, Loredana dhuroi 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. /Insajderi.com