riaktualizimi nga procesi gjyqësor ende i hapur k" />

Urrejtja që publiku po shfaq për Loredanën e vendosi atë në top lista

Urrejtja që publiku po shfaq për Loredanën e vendosi atë në top lista

Reperja aktualisht është armiku i të gjithë adhuruesve të muzikës nga riaktualizimi nga procesi gjyqësor ende i hapur ku reperja akuzohet për zhvatje parash. E megjithatë suksesi i saj nuk mund të ndalet – e një nga faktorët është pikërisht ‘urrejtja’ që po merr, njofton Insajderi.

Kënga “Geh dein Weg” është ndoshta kënga më e kritikuar aktualisht në botën gjermanofolëse. Kritikat për këtë bashkëpunim dominojnë vlerësimet pozitive. Kolona e komenteve në Youtube është plot me komente negative për këngën. Arsyet për këtë janë të ndryshme.

Rezultati i kësaj valë urrejtjeje? Një pozicion i lartë në top lista. Në Gjermani, Loredana përfundoi e katërta në javën e parë. Në Austri renditet e gjashta me radhë. Si mund të jetë?

Kjo urrejtje solli klikime të shumta nga njerëzit që ishin kurioz të kuptonin burimin e kritikave. Meqenëse klikimet në Youtube janë një faktor i rëndësishëm në evaluimin e një kënge hit, si rrjedhojë Loredana po del në top 10shet e listave të këngëve.

Edhe në Spotify klikimet e shumta që kishin për qëllim përqeshjen e këngës, i siguruan reperes një ekspozim më të madh. /Insajderi.com