Vildane Zeneli përmendi se është hipokondriake – Ç’do të thotë kjo?

Vildane Zeneli përmendi se është hipokondriake – Ç’do të thotë kjo?

Me anë të një postimi dje në llogarinë e saj në Instagram, modelja Vildane Zeneli zbuloi se deri më tani ajo ka kryer 30 herë testin për COVID-19, njofton Insajderi.

Modelja me bazë në New York – qytet që ka parë ndër shpërthimer më të këqija të pandemisë – nuk specifikoi nëse nga testet e bëra ka dalë ndonjëherë pozitive, por tha që të gjithë afër saj janë të sigurt dhe se ajo është një hipokondriake.

Ç’do të thotë të jesh një hipokondriak/e?

Të gjithë shqetësohen për shëndetin e tyre nganjëherë, por për disa njerëz, frika se janë të sëmurë është aq e fortë, edhe kur janë me shëndet të mirë, saqë e kanë të vështirë të përballen me jetën e tyre të përditshme, si në rastin e modeles që i është nënshtruar 30 herë testit për Coronavirus.

Dikush që jeton me frikën se mund të jetë i sëmurë ose i infektuar me ndonjë virus, pavarësisht testeve mjekësore që nuk dalin kurrë pozitiv për sëmundjen, mund të ketë çrregullim të simptomës somatike, i njohur gjithashtu si çrregullim i ankthit të sëmundjes. Çrregullimi është njohur gjithashtu me emra të tjerë, duke përfshirë hipokondri, ose hipokondriazë.

Hipokondria është një çrregullim i shëndetit mendor. Zakonisht fillon në moshën e pjekurisë dhe mund të shfaqet pasi personi ose dikush që ata njohin të ketë kaluar një sëmundje ose pasi të ketë humbur dikë nga një sëmundje e rëndë. Rreth dy të tretat e hipokondriakëve kanë një çrregullim bashkë-ekzistues psikiatrik, të tilla si çrregullimi paniku, çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD) ose depresioni i madh. Simptomat e hipokondrisë mund të ndryshojnë, në varësi të faktorëve të tillë si stresi, mosha dhe nëse personi është tashmë një shqetësues ekstrem.

Simptomat e hipokondriakut mund të përfshijnë:

  • Kontrollon rregullisht veten për ndonjë shenjë të sëmundjes.
  • Frika se mos ndoshta rrjedhja e hundëve apo një gurgullimë në zorrë është shenjë e një sëmundjeje të rëndë.
  • Bërja e vizitave të shpeshta te mjeku i tyre.
  • Në të kundërt, duke shmangur mjekun për shkak të frikës se mjeku do të zbulojë se ata kanë një sëmundje të tmerrshme ose sëmundje të rëndë.
  • Flasin tepër për shëndetin e tyre.
  • Kalojnë shumë kohë në internet, duke hulumtuar simptomat e tyre.

Një person me hipokondri mund të kalojë muaj ose vite duke u shqetësuar se është i sëmurë, por gjithashtu mund të kalojë periudha të gjata në mes duke mos menduar për shëndetin. /Insajderi.com

Burimi: Medical News Today, Center for Anxiety Disorders