Yll Limani publikon këngën që u prit me muaj nga fansat e tij

Yll Limani publikon këngën që u prit me muaj nga fansat e tij

Yll Limani sapo ka publikuar këngën e tij të re, këngë kjo që u prit me muaj nga fansat e tij, njofton Insajderi.

E teksa ai vononte publikimin e këngës, ne nxorëm disa leksione që na dha Ylli – se si mediat sociale mund të përdoren për të promovuar punën tënde.

Gjithsesi, kënga e re u publikua e që nga fjalët e para të tekstit, vërehet ai stili tekstshkruajtës tipik i Aida Barakut, e cila u përkujdes për tekstin. Muzikën e bëri Yll Limani.

Për videoklipin e këngës bashkëpunoi Komuna e Prishtinës dhe Zjarrfikësit e Kosovës.

Ndiqni të plotë këngën dhe videoklipin e ri të artistit në videon e mëposhtme.

P.s. Mos imitoni tendencat piromanike që Ylli shfaq në videoklip! /Insajderi.com