Rikthimi në rrjete sociale pas një pauze gati 2-javore dhe

A do mundet Loredana të rimarrë fronin e saj?

A do mundet Loredana të rimarrë fronin e saj?

Rikthimi në rrjete sociale pas një pauze gati 2-javore dhe arritja e një marrëveshjeje me gruan zvicerane nga Valais, Petra Z. që akuzonte reperen për mashtrim dhe zhvatje, nuk i shërbyen për shumë Loredanës, njofton Insajderi.

Ditën kur ajo u rikthye në Instagram, paralajmëroi se një këngë e re do të lansohej në mesnatë e që ishte pjesë e albumit të ri me titull “Medusa” që do të lansohet në dhjetor.

Kënga e re “Intro”, nuk u prit aq mirë nga ndjekësit e saj në Instagram që u mbyt edhe një herë me komente negative si shkak i akuzave të çiftit valerian. Madje ndjekësit akuzojnë menaxhmentin e reperes se shumë nga komentet po fshihen qëllimisht, si përpjekje e pashpresë në rregullimin e imazhit.

Një përmbledhje e asaj që po komentojnë përdoruesit e mediave sociale (komentet origjinale janë në gjuhën gjermane):

“Po blen klikime përsëri”.

“Të gjithë po pretendojnë se asgjë nuk ka ndodhur, por pak e dinë se komentet negative po fshihen. Naive”.

“E përsëris. Mos fshini komentet negative”.

#BojkotoniLoredanën”.

“Ktheja zonjës Petra paratë”.

“Përsëri po fshini komentet e mia. S’më pëlqen”.

“Zhdukeni këtë fëlliqësirë”.

Profili i Modus Mio në Instagram ishte i pari që paralajmëroi albumin e ri të reperes duke shkruar, “King Lori është kthyer dhe po mbron fronin e saj”. Sidoqoftë, ky njoftim provokoi më shumë kritikë sesa gëzim nga ndjekësit. “Çfarë lloj froni? Më mirë t’ia kthejë paratë Petrës”, thuhet mes të tjerash.

Ditët në vazhdim do të vulosin pozicionin e Loredanës në pëlqimin e publikut, pasi ajo lansoi një bashkëpunim të ri. Po ashtu reperja ende vazhdon planet për të realizuar një turne i cili ishte planifikuar të mbahej këtë verë, po për shkak të shpërthimit të pandemisë datat u zhvendosën për në muajin shkurt dhe mars të vitit 2021./Insajderi.com