Në vazhdimësi, persona po shfrytëzojnë emrat e të famshmëve për mashtrime në internet. Kësaj here po përdoret identiteti i Aurela Gaçes në premtime të rrejshme se përdoruesit mund të përfitojnë shifra të mëdha parash, njofton Insajderi.
Një profil në Facebook me emrin e saj ka shkruar se do të japë 10 mijë euro për 2500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”.
Ishte vetë këngëtarja e cila me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram paralajmëron ndjekësit se ky është një mashtrim dhe të bëjnë kujdes të mos u përgjigjen asnjë mesazhi nga faqja.
Gjithashtu këshillon të mos ndajnë asnjë të dhënë personale, sepse mund t’u keqpërdoret.
“Dikush, ka marre videon time nga Facebook#FANPAGE , ka hapur kete faqe me emrin tim Aurela Gaçe Live , eshte duke perdorur emrin ,nuk e kuptoj pse. Ju lutem, mos u përgjigjni në mesazhet që ju dergojnë. Faqja ime e vetme eshte e certifikuar. Ju lutem mos u mashtroni . Dikush po ben nje loje me shume emra te njohur . MOS HAPNI ASNJË MESAZH NGA KJO FAQE. MOS JEPNI TË DHËNAT TUAJA PERSONALE, BANKARE. JU MARRIN ATO TE DHENA E JU VJEDHIN”, shkruan ajo duke bërë thirrje që faqja të raportohet.
View this post on Instagram
Aurela Gaçe është një nga emrat më të fundit që u keqpërdor në pretendime të rrejshme. Rast të njëjtë patëm me moderatorët Rudina Magjistarin dhe Ardit Gjebrean. /Insajderi.com