Kishte dhënë një premtim madhor gjatë fushatës zgjedhore. Gjatë qeverisjes së tij – pozita shtetërore – nuk do të mund të mbanin njerëz me aktakuza. Albin Kurti vazhdon ta ketë Këshilltar Politik, Nenad Rashiqin të akuzuar për korrupsion. Kryeminsitri i shkarkuar nuk ka mundur ta largojë nga puna as Agron Thaçin, njeriun e PDK-së të akuzuarin për korrupsion dhe të përfshirin në aferën “Pronto”.
Nenad Rashiq, Këshilltari Politik i Albin Kurtit, është akuzuar dje nga Prokuroria Speciale për veprën penale të “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Në kohën sa ishte minsitër dyshohet se si pjesëtar i Komitetit Ndërministror për Privatizim ka bartur jashtëligjshëm katër hidrocentrale konsorciumit turk “Calik & Limak”, shkruan Insajderi.
Përfshirja e katër hidrocentraleve në pakon tenderuese u mbajt e fshehtë.
Mbi këto dyshime, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) nisi hetimet ndaj Rashiqit tri vjet më parë, më 2017.
Shefi i shkarkuar i qeverisë ende s’e ka shkarkuar Këshilltarin e tij Politik, pavarësisht premtimit të dhënë gjatë fushatës zgjedhore se në kabinetin e tij nuk do të ketë njerëz të akuzuar për korrupsion, shkruan Insajderi.
Kryeministri jashtë listës së shkarkimeve e lë edhe njeriun e Presidentit
Bordi i Drejtorëve të Infrakosit i emëruar nga kryeminsitri Albin Kurti nuk ka pasur fuqi ta shkarkojë Agron Thaçin, kryeshefin ekzekutiv të Infrakosit, njeriun e akuzuar për korrupsion dhe të përfshirin në “Dosjen e Shefave.
I njëjti më 7 prill vetëm është suspenduar përkohësisht nga detyra e tij.
“Me anë të kësaj komunikate njoftojmë të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike se me datën 07.04.2020 Bordi i Drejtorëve i Infrakos Sh.A pas një mbledhje të jashtëzakonshme ka suspenduar përkohësisht z. Agron Thaçin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në njoftimin për media, shkruan Insajderi.
I përfshirë në aferën “Pronto” – Ky është Agron Thaçi kryeshefi i Infrakosit që u suspendua sot
Rreth tre muaj më parë Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritu aktakuzë ndaj Thaçit, i njëjti akuzohet se nuk ka nuk ka vepruar sipas Ligjit dhe i shkaktuar dëme ndërmarrjes publike Infrakos.
“Me këto mosveprime, pronën, patundshmërinë si dhe infrastrukturën e hekurudhës në pjesën e Komunës së Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Me çka ka në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë, shkruan Insajderi.
Ngritet aktakuzë e re kundër dy protagonistëve të aferës “Pronto”
Agron Thaçi ka qenë i përfshirë edhe në serinë e “Dosjes së Shefave” të publikuar në vitin 2016 nga Insajderi.
Siç dëshmohej në përgjime, Hashim Thaçi u kishte dhënë autorizime të plota Besim Beqajt e Adem Grabocit që të menaxhonin qysh të donin pozitat në Trainkos, Infrakos dhe Postë Telekomin e Kosovës.
Bazuar në këto autorizime, tashmë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj kishin prishur konkurset në këto institucione për Borde dhe për kryeshefë ekzekutivë.
Dy krerët e lartë të PDK-së, kishin qëllim që të sillnin njerëzit e tyre. Agron Thaçin, që vazhdon ta mbajë si i suspenduar pozitën e kryeshefit të Infrakosit, e kishin përzgjedhur për këtë pozitë si njëri të besueshëm që do të punonte për interesat e tyre.
Lexo edhe:
Dy njerëz të afërt të Albin Kurtit me aktakuzë për “faljen e hidrocentraleve”
insajderi.com