Karriera i imponon udhëtime të shpeshta – Ardian Bujupi i nënshtrohet testit COVID dhe ndau rezultatin

Karriera i imponon udhëtime të shpeshta – Ardian Bujupi i nënshtrohet testit COVID dhe ndau rezultatin
Burimi i fotografisë: Ardian Bujupi/Instagram

 

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Ardian Bujupi ka zbuluar se së fundmi i është nënshtruar një testi për Coronavirus, njofton Insajderi.

Testi nuk ishte si shkak i dyshimit për infektim me virusin, por se ishte pjesë e protokollit për një udhëtim që ai do të bëjë.

Sapo ka marrë përgjigjen ai e ka ndarë me ndjekësit në Instagram dhe ka zbuluar se ka rezultuar negativ.

Ai ka treguar se deri më tani i është nënshtruar një sërë testesh për virus, dhe së fundmi një aktore ka ndarë më fansat e saj pasojat fatkeqe të testimit të shpeshtë.

Lexo edhe: “Aktorja zbulon pasojat e rënda të testimit të shpeshtë për Covid-19”

Këngëtari në ndërkohë po vazhdon aktivitetin e tij muzikor edhe pse koncertet janë ndalur për më shumë se një vit.

Së fundmi ishte kryefjalë e medieve rozë si pasojë e një përplasje publike që ai pati me kolegun e tij, Capital T. /Insjaderi.com

Lexo edhe: “Dy bashkëpunëtorët e një hiti të padiskutueshëm – Capital T dhe Ardian Bujupi fjalosen publikisht”