Në media është raportuar gjerësisht për shkëndija e romancës mes Ana Lleshit dhe Arsim Abdulit.
Në muajin shkurt, emisionit të dashurisë “Për’puthen”, iu bashku është Arsim Avdyli. Ai ishte konkurrenti i parë shqiptar që vinte nga Maqedonia, i cili prej vitesh jeton në Zvicër, ku drejton edhe një biznes ne partneritet me mikun e tij.
Para një muaji ai vendosi të largohej nga emisioni duke dhënë si arsye largësinë nga djali, mirëpo asokohe u përfol se edhe një shtysë e madhe ishte edhe romanca e sapo nisur me ish-konkurrenten, Ana Lleshi.
Reth kësaj periudhe gjithashtu u konfirmua se Ana Lleshi ka ndërprerë punën në formatit e dashurisë.
Çifti u panë në shoqërinë e njëri tjetrit edhe në një nga lokalet e Tiranës. Më pas ajo publikoi edhe një video-mesazh të djalit të Arsimit ku dëgjohej tek i thoshte, “Ana, të dua shumë”.
Çdo e dhënë konfirmoi se ata të dy kanë raporte shumë të mira, deri më tani pas disa postimeve kriptike të të dyve në rrjete sociale, njofton Insajderi..
Me anë të një videojë në Instagram, Ana bëri një deklaratë që habiti ndjekësit e saj.
“A ndjen dashuri për ndonjë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit. “Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, i është përgjigjur Ana.
Ndërkohë edhe Arsimi ka bërë një deklaratë që shumë e kanë përkthyer si një thumb kundrejt Anës. Ai ka ndarë një foto nga çmimet “Oscars” dhe përkrah ka shkruar:
“Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.
Përveç thumbave në rrjete sociale, një tjetër detaj që indikon në raport të thyer, është edhe fakti që ata të dy më nuk ndjekin njëri tjetrin në rrjete sociale. /Insajderi.com