
Pas disa javëve që çifti Arbenita Ismajli dhe Fero mohuan lajmet për shtatzëni, ishte një fotografi e ndarë në rrjete sociale ajo që zbuloi se ata ishin në pritje të ëmbël, njofton Insajderi.
Fotografia ishte shkrepur gjatë ceremomonisë së dasmës së tyre, e cila u realizua së fundmi.
Gjithashtu, modelja konfirmoi lajmin e shtatzënisë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku shkruante, “Jam shtatzënë”. Krahas postimit ajo njoftoi se do të shpërndante dhurata në vlerë të 25 mijë funtesh.
E veshur me një fustan të kuq, ajo ndau edhe fotografinë me barkun e rrumbullakosur diçka që fansat e saj mezi po prisnin.
Në postimin e saj ajo zbuloi se pritjes së ëmbël po i vinte fundi meqenëse ishte në muajin e tetë. /Insajderi.com
View this post on Instagram