deklaratë e paditëses Petra Z. që ka hed" />

Reperi i famshëm i del në ndihmë zonjës që ka hedhur Loredanën në gjyq

Reperi i famshëm i del në ndihmë zonjës që ka hedhur Loredanën në gjyq

Para më pas së një javë, në sipërfaqe doli një tjetër deklaratë e paditëses Petra Z. që ka hedhur në gjyq reperen Loredana, për mashtrim dhe zhvatje, njofton Insajderi.

Petra Z. pretendon se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë mundësi financiare të mbulojnë shpenzimet e funeralit për nënën e ndjerë të Petra-s.

Loredana e cila është në mesin e shumë kritikave në rrjete sociale që kërkojnë bojkotimin e saj, nuk ka reaguar aspak për raportet e fundit të mediave zvicerane.

Mirëpo një tjetër emër është përfshirë në këtë mes, dhe ai është reperi i njohur gjerman, Bushido.

Ai në një intervistë për mediat zvicerane ka komentuar problemin mes artistes dhe zonjës Petra – madje u tregua më se i gatshëm t’i ndihmonte asaj në shpenzimet e funeralit.

“Unë kam ndjekur çështjen për një kohë të gjatë. Kam qenë i trishtuar që nga fillimi për mënyrën se si shkoi. Si pikë e parë, lexova që nëna e Petra Z vdiq. Tani ajo nuk mund as ta paguajë funeralin. Për mua kjo nuk është e mundur. Kjo më preku shumë. Dua të ndihmoj familjen. Fati e ka goditur mjaft keq. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që ndodhi. Vetë, mu desh të varrosja dy prindërit e mi” – është shprehur reperi i njohur që mes tjerash ka nisur kampanjë për mbledhje të fondeve, dhe thekson se nuk i bëhet aspak vonë se si reperja mund të reagojë pas deklaratave të tij.

Kur Petra Z. mësoi në lidhje me dëshirën e Bushido për të dhuruar para, ajo u befasua: “Kjo është e mrekullueshme”, thotë ajo. “Një dhurim i tillë do të më lehtësonte situatën jashtëzakonisht shumë.” Sepse jo vetëm funerali e shqetëson atë financiarisht: “Unë kam fatura të hapura rreth 46,500 CHF”, thotë ajo. /Insajderi.com