Siç dihet tashmë, Fero dhe Arbenita janë në pritje të ëmbël.
Çifti i martuar, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Këto kohë ajo ka qëndurar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë, njofton Insajderi.
Ishte reperi, që zbuloi me anë të një postimi se ata po presin një vajzë. Fero ndau një fotografi të Arbenitës me barkun e rrumbullakosur ku shkruan, “Qikat e mia”.
View this post on Instagram
Lajmi i shtatzënisë ishte mohuar paraprakisht nga çifti i zbulua nga një foto e publikuar në rrjete sociale.
Pak ditë më vonë, modelja konfirmoi lajmin e shtatzënisë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ndërkaq nga ana e reperit nuk ka pasur një reagim deri më tani.
Gjithashtu, modelja na dha edhe një përditësim të shtatzënisë së saj në një postim të mëvonshëm, duke zbuluar se është në muajin e tetë të shtatzënisë. /Insajderi.com