Fero i ofenduar nga raportimet e mediave se po bëhet baba: “Unë moti jam baba”

Fero i ofenduar nga raportimet e mediave se po bëhet baba: “Unë moti jam baba”

Është mëse e drejtë që autorësinë e fjalisë, “Un jom baba” t’ia japim reperit nga Gjilani, Feros meqenëse kjo në vazhdimësi ka qenë argumenti i tij thumbues për të gjithë reperet, kolegë të tij në industri të muzikës, njofton Insajderi.

Siç dihet deri më tani, reperi është martuar me modelen Arbenita Ismajli dhe çifti janë në pritje të ëmbël. Lajmin i shtatzënisë që ishte mohuar paraprakisht nga çifti i zbulua nga një foto e publikuar në rrjete sociale.

Pak ditë më vonë, modelja konfirmoi lajmin e shtatzënisë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ndërkaq nga ana e reperit nuk ka pasur një reagim deri më tani.

Gjithashtu, modelja na dha edhe një përditësim të shtatzënisë së saj në një postim të mëvonshëm, duke zbuluar se është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Një postim të fundit në llogarinë e tij në Instagram, po e quajmë si reagim meqenëse në pak muaj po bëhet baba. Ai shkruan se ndihet i ofenduar për faktin se po raportohet që së shpejti po bëhet baba, kjo për faktin se ai ka kohë që është baba.

“Media m’keni ofendu. Fero do të bëhet baba??? Unë moti jom baba”, shkruan ai. /Insajderi.com