fbpx

Ministria me shtatë zëvendësministra mijëra euro shpenzime për udhëtime zyrtare

Ministria me shtatë zëvendësministra mijëra euro shpenzime për udhëtime zyrtare

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe kabineti i tij për udhëtime zyrtare kanë shpenzuar 28 mijë e 203 euro të taksapaguesve kosovarë. Ata për që nga viti 2017 kanë shpenzuar edhe 3 mijë për dreka zyrtare dhe rreth 1 mijë e 500 euro për telefon.

Nga udhëtimet zyrtare ministri Lluka ka marrë 1 mijë e 565 euro meditje, shkruan Insajderi.

Kjo ministri për vec ministrit ka edhe shtatë zëvendësmistra të cilët kanë shpenzuar në total shumën prej rreth 30 mijë euro.

Më shumë se ministri dhe stafi i tij për dreka zyrtare, sipas dokumentit në të cilin Insajderit i ka lejuar qasje Ministria e Zhvillimit Ekonomik, del se kanë shpenzuar dy zevëndësministrat Hamza Balje dhe Gani Koci.

Balje ka harxhuar 3 mijë e 730 euro kurse Koci 3 mijë e 767 euro për dreka zyrtare, shkruan Insajderi.

Këta dy zyrtarë kanë shpenzuar shumë edhe për udhëtime zyrtare dhe telefona. Balje rreth 6 mijë euro për udhëtime dhe rreth 1 mijë euro për telefona kurse zv/ministri Koci mbi 3 mijë euro për udhetime dhe rreth 2 mijë euro për telefona.

Mbi 2 mijë euro për udhëtime zyrtare ka shpenzuar edhe zëvendësministri Xhavit Zariqi. I njëjti ka shpenzuar 1 mijë e 500 euro për telefona dhe 200 euro për dreka.

Zëvendësministri Usmen Baldzi, është kursyer nga udhëtimet zyrate, vetëm 108 euro figurojnë si shpenzime nga kjo kategori. Ndërkohë që ka shpenzuar për telefona dhe dreka zyrtare për të dyja kategoritë nga 2 mijë euro, shkruan Insajderi.

Tjetri zëvendësministër Sami Zeka ka shpenzuar 500 euro për telefona, 600 për udhëtime zyrtare dhe 600 për dreka.

Më se paku për dreka zyrtare ka shpenzuar zëvendësministri Fatir Berzati 41 euro. I njëjti për udhëtime zyrtare ka shpenzuar 500 euro ndërsa për telefona zero euro.

Vetëm një zëvendësministër nuk ka shpenzuar për udhëtime zyrtare e telefona. Besnik Beka ka shpenzuar vetëm 196 euro për dreka zyrtare.

Kjo ministri ka sqaruar se në disa raste mnistri ka qenë i obliguar të mbuloj shpenzimet e akomodimit për stafin e tij gjatë vizitave jasht vendit dhe “një pjesë të shpenzimeve të paguar me kartelë të ministrit figurojnë në shpenzimet e ministrit”.

Gazeta Insajderi ka kërkuar nga qeveria dhe të gjitha ministritë qasje në shpeznimet me para të taksapaguesve kosovarë. Vetëm nëntë ministri janë treguar transparent sa i përket këtyre shpenzimeve. Nga Zyra e kryeministrit kanë thënë se raporti I shpenzimeve ende nuk ka përfunduar.

Janë edhe 12 ministri të tjetra që nuk janë përgjigjur në këresën e Insajderit brenda afatit ligjor.

Ministritë që kanë ofruar qasje në shpenzimet.

Ministria e Financave 

Ministria e Bujqesise

Ministria per Kthim dhe Komunitete 

Ministria e Zhvillimit Rajonal 

Ministria e Infrastruktures dhe Transportit 

Ministria e Integrimeve Evropiane 

Ministria e Puneve te Brendshme 

Ministria e Administrates dhe Pushtetit Lokal