Djali i reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi ditën e nesërme mbush plot dy vjet. Tani si një djalë i madh jo vetëm se po i bën nënës dhurata për Shën Valentin, ai po e feston një ditë më herët me të gjithë shokët dhe shoqet e kopshtit.
Në llogarinë e tij në Instagram, që menaxhohet nga prindërit janë ndarë edhe disa pamje nga klasa ku janë mbledhur të gjithë vogëlushët për të festuar për shokun, njofton Insajderi.
Zëri përveçse ka nisur tani së fundmi kopshtin, ai së shpejti do të bëhet një vëlla i madh.
Elita dhe Gjiko janë në pritje të ëmbël dhe ashtu siç zbuluan më herët me disa postime në Instagram, ata po presin një vajzë. /Insajderi.com