Nuk kishin kaluar as 3 orë që kur Vitore Metaj-Stavileci ishte sulmuar në veturën e sa, kur Partia Demokratike e Kosovës thirri një konferencë të jashtëzakonshme për media. Aty ata akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje si autore të sulmit. Dhe kësisoj një sulm apolitik u shndërrua në një betejë ditore politike
Pasditja e së hënës nisi me lajmin se bashkëshortja e ministrit në ikje Blerand Stavileci ishte sulmuar. Vitore Metaj-Stavileci ishte rrahur nga persona të panjohur, raportoi Policia.
Fillimisht rastin e dënoi PDK nga ku vjen Stavileci. Reagoi njëri nga nënkryetarët, Enver Hoxhaj.
“Tendenca e theksuar për të ndjellë frikë përmes sulmeve fizike tek anëtarët e PDK-së nuk do të arrijë ta ndalë angazhimin dhe punën tonë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha Hoxhaj.
Por gjithçka ndryshoi kur një tjetër nënkryetar i kësaj partie, Uran Ismajli e cilësoi këtë si sulm politik. Në një konferencë të përbashkët me deputetën e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, PDK tha se “kriminelët e Vetëvendosjes” e rrahën bashkëshorten e anëtarit të PDK-së për shkak se Blerand Stavileci nuk mendon sikurse ata.
“Sot në mesditë kriminelët e Vetëvendosjes kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e ministrit dhe anëtarit të partisë tonë, z. Blerand Stavileci”, tha Ismajli.
PDK: Kriminelët e Vetëvendosjes rrahën brutalisht bashkëshorten e Stavilecit
Ai shkoi edhe më tej. Pretendoi se arsyeja pse është rrahur zonja Stavileci qëndron tek faktin se bashkëshorti i saj, ministri Blerand Stavileci ka akuzuar qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë.
PDK pretendon se e di arsyen përse “kriminelët e VV-së e rrahën bashkëshorten e Stavilecit”
Madje përmendi edhe faktin se sulmi është kryer në ditën kur çifti Stavileci do të festonte 7 vjetorin e martesës.
Nuk i mjaftoi konferencë dhe Ismajli shkoi edhe në një emision televiziv, për të treguar pak a shumë të njejta gjëra. Vetëm se aty shpjegoi edhe një informatë: bisedën që sulmuesit e patën me zonjën Stavileci para se të ndodhte sulmi.
Më pas reagoi edhe presidenti i vendit. Nuk akuzoi askënd në veçanti. Njëjtë bëri edhe kryeministri në ikje, Isa Mustafa.
Presidenti reagon për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit
Reagoi edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli por ai nuk përmendi askund Lëvizjen Vetëvendosje.
Veseli nuk e përmend VV-në për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit
Por kjo nuk i ndaloi opinionet e drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. Reagoi fillimisht nënkryetari i kësaj partie, Dardan Sejdiu. Tha se deklaratat e PDK-së hapin dyshime se sulmi mund të jetë i inskenuar.
E këto akuza vazhduan edhe më tej ndërmjet drejtuesve të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
VV: Deklaratat e PDK-së hapin dyshime se sulmi mund të jetë i inskenuar
Deputeti i VV-së, Xhelal Sfeçla tha se PDK-ja po bënë sikur Millosheviqi duke inskenuar vet rrahjet dhe duke “gjetur fajtorin” që i konvenon.
Deputeti i VV-së: PDK-ja si Millosheviqi, vet inskenon dhe fajëson
E një tjetër figurë e PDK-së, kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj e vazhdoi këtë betejë.
Tha se edhe nëse VV nuk e ka kryer sulmin, ajo ka krijuar klimën e tillë që i lejon njerëzit të bëjnë sulme të tilla.
Çelaj: Ndoshta sulmin nuk e kreu VV-ja por ajo e krijoi klimën për sulme
Por pa asnjë dyshim se sulmin e kreu VV-ja ishte ministri në ikje i Bujqësisë, Memli Krasniqi. Deklaratat e tilla mes VV-së dhe PDK-së vazhduan edhe me të tjerë deputetë e anëtarë të të dyja partive.
Krasniqi: Vitorja u rrah nga kriminelët që e kërcënuan për aktivitetin e Blerandit
Ndërsa Policia e Kosovës i tha Insajderit se çdo kush që ka informata duhet ti paraqesë ato tek Policia./Insajderi.com
Policia fton PDK-në të raportojë në Polici nëse i dinë sulmuesit e Stavilecit