Ekskluzive: Pas raportimit të Insajderit për gazin lotsjellës – nisin hetimet ndaj Rashit Qalajt

Pas zbulimit të gazetës Insajderi – Inspektorati Policor ka nisur fazën e grumbullimit të fakteve për skandalin e gazit lotsjellës – ku i përfshirë është i pari i Policisë, Rashit Qalaj.

Ekskluzive: Pas raportimit të Insajderit për gazin lotsjellës – nisin hetimet ndaj Rashit Qalajt

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur të grumbullojë faktet për drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn, i cili është direkt i përfshirë në rastin gazit llotjesllës.

“Lidhur me çështjen e  gazit lotsjellës ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës është në fazën e grumbullimit dhe analizimit të informacioneve si pjesë e Inspektimit të rregullt të armëve që është duke u zhvilluar nga Departamenti i Inspektimeve të IPK-së”, ka thënë për Insajderin, instucioni që e mbikëqyr punën e Policisë së Kosovës.

Gazeta Insajderi më 10 shkurt 2020 ka publikuar hulumtimin përmes të cilit ka zbuluar se i pari i Policisë, Rashit Qalaj, ka ndihmuar që të shtypen protestat e opozitës në Shqipëri.

Krejt kjo ka ndodh pasi Qeveria e Edi Ramës e mori në mënyrë të dyshimtë gazin lotsjellës nga Policia e Kosovës.

Kjo është bërë nëpërmjet një marrëveshje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ard Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.

Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huazojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë.

Për thyerjen e këtij rregulli, dhe jo vetëm – Agim Veliu, ministri i Punëve të Brendshme, ka kërkuar që drejtuesi i Policisë, të raportojë para tij.

Insajderi ka kërkuar të di nëse ky u fundit ka dërguar ndonjë dokument ose fakt tjetër drejt zyrës së Veliut, por ky i fundit ende nuk kanë dhënë një përgjigje për gazetën.

 

Tekstit i kanë kontribuar Njomza Salihi dhe Beadin Syla.

 

Lexo edhe: 

Ekskluzive: Rashit Qalaj i përfshirë në marrëveshjen sekrete për të shtypur protestuesit e opozitës në Shqipëri

“Djelmoshat” e Elmi Reçicës që kontrollojnë Policinë e Kosovës

Rashit Qalaj – mban në punë 337 policë në kundërshtim me gradat – dëmton buxhetin për 200 mijë euro në vit

PDK cakton Elmi Reçicën mbikëqyrës të Rashit Qalajt

Inspektoriati Policor konfirmon se Rashit Qalaj gënjeu kur deklaroi se “tezaku e ka hetuar tezakun”

insajderi.com