Njomza Salihi
Gjithçka nisi nga kërkesa e Presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Qëndrimi i tij u mbështet nga ish-ministri i Brendshëm, i cili u shkarkua menjëherë nga Kryeministri. Pas këtij vendimi partia ku bën pjesë Agim Veliu nis mocion mosbesimi për rrëzimin e Albin Kurtit, a mbeti ky i fundit vetëm një pip i krasitur nga Hashim Thaçi?
Presidenti Hashim Thaçi doli mbrëmjen e 17 marsit para gazetarëve dhe i njoftoi ata për dekretin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së Koronavirusit në vend.
Qëndrim ky të cilin e kishte marrë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që vetë Presidenti e kishte kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti. Pa dyshim se pjesëmarrës në mbledhje ishte edhe ky i fundit.
Deklaratë pas takimit me Këshillin e Sigurisë (Drejtpërdrejt)
Deklaratë pas takimit me Këshillin e Sigurisë (Drejtpërdrejt)
Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 17. März 2020
Pak para mesnatës Presidenti bëri të ditur se tashmë e kishte nënshkruar dekretin dhe se të njëjtin do ta çonte para deputetëve për votim.
Based on my constitutional duties as President, after tonight’s meeting w/ the Security Council of Kosovo, I signed a decree to declare the State of Emergency amid the situation created by the #COVID19 outbreak. I call on the Parliament to get united & to ratify it. pic.twitter.com/yrXZgWXMQT
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 17, 2020
I menjëhershëm ishte reagimi i Haki Abazit, zëvendësit të Albin Kurti.
“Kryeministri nuk është në pajtueshmëri me propozimin e Presidentit Thaçi. Tani për tani gjendja e jashtëzakonshme është e panevojshme”, tha ai pak para mesnatës në një konferencë për media, shkruan Insajderi.
Qeveria kundër propozimit të presidentit për gjendje të jashtëzakonshme
Por me një qëndrim me Kryeministrin nuk ishte Agim Veliu, tashmë i shkarkuar nga Albin Kurti.
Po mbrëmjen e 17 marsit, Veliu në Klan Kosova e mbështeti qëndrimin e Thaçit dhe sa është pro gjendjes së jashtëzakonshme.
Agim Veliu i del kundër shefit të tij – Kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Kjo deklaratë duket se e ka nervozuar fort Albin Kurtin në mëngjesin e 18 marsit. Si pasojë e kësaj ai e ka shkarkuar Agim Veliun nga ministri i Brendshëm.
Madje gjithë këtë veprim të tij e ka arsyetuar në një konferencë po atë ditë, por vonë në mbrëmje.
Albin Kurti: Agim Veliu i papërgjegjshëm, bëri veprim të dënueshëm
“LDK nuk doli në mëngjes dhe ta demantojë veprimin, por e përkrahi atë. Unë nuk kisha mundësi tjetër, pos ta lirojë atë sot nga detyra”, tha Kurti para gazetarëve, shkruan Insajderi.
Kurti këtë vendim e kishte marrë pa u konsultuar paraprakisht me Isa Mustafën, kryetarin të LDK-së, ashtu siç edhe e parasheh marrëveshja e koalicionit ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e arritur më 2 shkurt, vetëm një ditë para votimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës.
Ky veprim nuk i Kurtit nuk i pëlqeu aspak të parit të LDK-së, ai menjëherë e thirr Kryesinë, e cila vendosi për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
Dokumenti sot është dërguar në Kuvend, ndërsa seanca për rrëzimin e Kurtit pritet të mbahet të hënën, më së largu të mërkurën e javës që vjen.
Tash kur LDK e ka mbështetjen e thuajse të gjitha partive – rrëzimi i Kurtit është fort i mundshëm.
Pas krejt gjendjes së krijuar, Hashim Thaçi, e ka “heshtur” kërkesën e tij për gjendje të jashtëzakonshme, e cila as që ka mbërritur në Kuvend për t’u votuar.
Madje i njëjti sot ka thënë se gjendja pas përhapjes së Koronavirusit është nënkontroll dhe po menaxhohet shumë mirë nga të gjitha institucionet.
Në prag të rrëzimit të qeverisë, ekziston vetëm një pyetje: A është Kryeministri pip i krasitur nga Presidenti?
insajderi.com