Udhëtime, dreka e darka – Sa i kushton Kosovës Presidenti?

Që nga marrja e mandatit si President i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpenzuar 1 milion e 337 mijë euro. Vetëm vitin e kaluar, Zyra e Presidentit ka harxhuar gjysmë milioni euro për udhëtime zyrtare, mëditje për udhëtimet jashtë vendit, shpenzimet e telefonisë mobile dhe dreka zyrtare. Nuk janë dhënë detaje se sa ka shpenzuar Thaçi dhe kabineti i tij veç e veç, kjo zyrë i ka ofruar Insajderit qasje vetëm në shumën e përgjithshme të shpenzimeve.

Udhëtime, dreka e darka – Sa i kushton Kosovës Presidenti?

Gjysmë milioni euro është shuma e parave që ka shpenzuar Zyra e Presidentit Hashim Thaçi, vetëm gjatë vitit të kaluar. Saktësisht 574 mijë e 886 euro të taksapaguesve kosovarë. Ndërsa për tri vjet në krye të këtij institucioni, shuma totale e shpenzimeve ka arritur në 1 milion e 337 mijë euro.

Shpenzimet përfshijnë udhëtimet zyrtare, mëditje për udhëtimet jashtë vendit, shpenzimet e telefonisë mobile dhe dreka zyrtare, shkruan Insajderi. Vetëm për shpenzimet e udhëtimit gjatë vitit 2018, ky institucion nga taksat e qytetarëve ka harxhuar 307 mijë e 519 euro.

Bazuar në të kërkesën e Insajderit për qasje në dokumente zyrtare, zyra e presidentit ka treguar se përveç udhëtimeve kanë shpenzuar edhe për mëditje. Nga kategoria mëditje të udhëtimeve jashtë vendit kanë shpenzuar 137 mijë e 892 euro.

Rreth 100 mijë euro të tjera kanë shkuar për dreka zyrtare të zyrtarëve të presidencës së Kosovës. Ndërsa për shpenzimet e telefonisë mobile janë shpenzuar 34 mijë e 268 euro, shkruan Insajderi.

Presidenca ka theksuar se këto shpenzime janë bërë nga presidenti, kabineti i tij, stafi civil dhe ish-presidentët. Por nuk ka specifikuar kush sa ka shpenzuar.

Sipas përgjigjes së presidencës buxheti i ndarë për shpenzimet e këtij institucioni ka qenë 678.254 euro dhe kjo shumë është shpenzuar 84.76%.

Insajderi ka kërkuar qasje edhe në shpenzimet e ish-presidentëve nga viti 2006 kur president ishte Fatmir Sejdiu, por ky institucion ka ofruar shpenzimet vetëm nga viti 2011 me arsyetimin se ata si organizatë buxhetore i posedojnë regjistrat e shpenzimeve vetëm për 7 vite pas vitit fiskal.

“Ju njoftojmë se në bazë të ligjit për menaxhimin e financave…organizata buxhetore do t`i mbajë regjistrat kontabël dhe financiar për së paku 7 vite pas vitit fiskal për të cilin ato vlejnë”, thuhet në përgjigjen e presidencës.

Bazuar në dokumentin e shpenzimeve të ofruar nga presidenca, në vitin 2017, presidenti Thaçi ka harxhuar në total 372.537 euro. Shpenzimet më të mëdha janë bërë për udhëtime dhe dreka zyrtare.

Vetëm për shpenzime të udhëtimit janë paguar 205 mijë euro nga taksat e qytetarëve ndërsa për dreka e darka zyrtare 101 mijë euro.

Përveç këtyre edhe 66 mijë e 421 euro janë shpenzuar për meditje, shkruan Insajderi.

Një vit më herët Zyra e Presidentit në total ka harxhuar 390.531 euro.

Prej tyre për shpenzime të udhëtimeve 247 mijë e 702 euro, mëditje 50 mijë e 473 euro ndërsa për dreka e darka zyrtare 92 mijë e 356 euro.

Insajderi ka raportuar edhe për shpenzimet e nëntë Ministrive të Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradianj.

  1. Ministria e Financave

https://insajderi.com/hulumtime/ministri-hamza-mijera-euro-shpenzime-per-paga-meditje-udhetime-zyrtare-e-karburante/

  1. Ministria e Bujqesise

https://insajderi.com/hulumtime/ministri-i-skandaleve-dhe-mijera-eurot-e-shpenzuara-per-udhetime-e-dreka/

  1. Ministria per Kthim dhe Komunitete

https://insajderi.com/hulumtime/mijera-euro-per-udhetime-dreka-e-meditje-shpenzimet-e-ministrit-jevtiq-dhe-zevendesve-te-tij/ 

4.Ministria e Zhvillimit Rajonal

https://insajderi.com/hulumtime/mijera-eurot-e-taksapaguesve-kosovare-qe-i-shpenzoi-zv-ministri-i-denuar-me-burg/

  1. Ministria e Infrastruktures dhe Transportit

https://insajderi.com/hulumtime/lekaj-me-zevendesministra-shpenzojne-mbi-90-mije-euro-per-paga-e-shpenzime-operative/ 

  1. Ministria e Integrimeve Evropiane

https://insajderi.com/hulumtime/ministrja-hoxha-shpenzon-rreth-50-mije-euro-te-taksapaguesve-per-udhetime-jashte-vendit/

  1. Ministria e Puneve te Brendshme

https://insajderi.com/hulumtime/mbi-137-mije-euro-paga-e-mijera-euro-per-dreka-e-darka-shpenzimet-e-ministrise-se-puneve-te-brendshme/

  1. Ministria e Administrates dhe Pushtetit Lokal

https://insajderi.com/hulumtime/ministri-i-shkarkuar-per-fyerje-ndaj-shqiptareve-shpenzoi-mbi-14-mije-euro-per-dreka-zyrtare/

9. Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Ministria me shtatë zëvendësministra mijëra euro shpenzime për udhëtime zyrtare