Nga dorëheqjet deri tek kundërshtimi i ministrit shqiptar – një javë nga rritja e taksës prej 100%

Nga dorëheqjet deri tek kundërshtimi i ministrit shqiptar – një javë nga rritja e taksës prej 100%

Fiks një javë më parë Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 100% ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Po ashtu Qeveria kishte vendosur që të mos i pranonte asnjë produkt që shtetit të Kosovës i referohen si “Kosovo Metohije”.

Qeveria e vendit kishte ndryshuar vendimin e 6 tetorit e cila si masë mbrojtëse nga produktet serbe i kishte vendosur taksën prej 10%, shkruan Insajderi.

“Për më tepër ka një asimetri të madhe sa i përket ofertave publike, ku kompanitë e Kosovës nuk mund të konkurrojnë ligjërisht në ofertat publike në Serbi. Në anën tjetër ka më shumë se 100 oferta publike që kompanitë serbe kanë fituar në Kosovë. Problemet tjera ka shumë. Kosova nuk mund ta zhvillojë industrinë e saj të transportit dhe humb qindra vende pune, sepse kamionët e Kosovës nuk lejohen ta përdorin Serbinë si vend transit për në tregun e BE-së”, deklaronte ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Kosova i vendos sanksione edhe më të ashpra Serbisë – rritet taksa 100 për qind

Insajderi për t’i mbështetur produktet vendore kishte ofruar shërbim pa pagesë të reklamimit të prodhimeve vendore.

Oferta e Insajderit për prodhuesit vendor bënë bujë në mediat serbe dhe ruse

Haradinaj menjëherë pas vendit të Qeverisë tha se taksa u rrit për shkak se Serbia nuk e respekton marrëveshjen e CEFTA-s,.

Haradinaj: Taksa u rrit sepse Serbia nuk e respekton marrëveshjen e CEFTA-s

Pikërisht në ditën kur ishte vendosur për rritjen e taksave, Vuçiq kishte thënë në Serbi se Kosova nuk do ta rrisë taksën ndaj Serbisë.

Vuçiq ka thënë sot se nuk do të ketë rritje të reja të taksave në mallin serb

Por pavarësisht taksës prej 100% ndaj produkteve serbe, një taksë e tillë nuk vlen për të gjitha.

Produktetet që vinë nga Serbia ndaj të cilave nuk vlen ndalesa prej 100%

Të menjëhershëm kishin qenë reagimet e Listës Serbe. Ata e kishin cilësuar si njoftim jo zyrtar i luftës së Kosovës ndaj serbëve që jetojnë këtu.

Pas rritjes së taksës, Lista Serbe reagon ashpër

Vendimin e Qeverisë e mbështeti edhe deputeti i LDK-së dhe biznesmeni e afërsi që importonte produkte nga Serbia, Ramiz Kelmendi. Deklaroi për Insajderin se i jep mbështetje si deputet, ndërsa si biznesmen flet tjetër kush nga kompania  e tij.

Kelmendi: E mbështes vendimin e qeverisë për sanksione ekonomike ndaj Serbisë

Pas ndalesës, kryetari i Odës së Ekonomisë së Serbisë, Marko Çadezh nga Tirana kishte thënë se Kosova nuk e kupton si funksionon ekonomia.

Çadezh: Prishtina nuk kupton se si funksionon ekonomia

Kompania e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendit është pikërisht kompania që importon mallra serbe në Kosovë.

Cila kompani kosovare është importuesja më e madhe e mallrave nga Serbia?

Pavarësisht reagimeve në Beograd, inspeksioni në Kosovë kishte filluar largimin e produkteve që shtetit të Kosovës i referohen si “Kosovo Metohije”.

Nisin inspektimet për largimin e produkteve me mbishkrimin ‘Kosovo i Metohija’

Kryetari i këshillit të kuvendit serb për Kosovë Milovan Drecun, e kishte quajtur çmenduri dhe vendim të pa nevojshëm rritjen e taksës prej 100%.

Drecun: Vendim i çmendur i Prishtinës i cili tregon pafuqi

Përveç shtetit serb, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës kishte reaguar edhe Bosnja dhe Hercegovina.

Bosnja dhe Hercegovina reagon pas vendimit të qeverisë së Kosovës për taksën

Sipas ministrit të Punëve të Jashtëm, të Bonjës, vendimi i Kosovës erdhi pas inatit që dështoi të anëtarësohet në INTERPOL.

Link 10

Në gjithë këtë çështje kishte heshtur, presidenti i vendit Hashim Thaçi. Ai nuk kishte folur për vendimin e Qeverisë.

Heshtja e Thaçit pas rritjes së taksës për produktet e Serbisë

Për vendimin e rritjes së taksës kishte reaguar UNMIK-u. Kishin deklaruar se ky vendim mund të ndikojë tek jeta e qytetarëve të Kosovës si dhe në fazën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

UNMIK-u reagon pas rritjes së taksës nga Kosova ndaj produkteve serbe

Bashkimi Evropian ishte pozicionuar kundër Kosovës në vendimin për rritjen e taksës ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja. Kishte kërkuar që Qeveria ta heq menjëherë këtë vendim.

BE-ja kundër taksës së Kosovës për mallrat serbe

Vetëm gjatë vitit 2015, 10 milionë krem-banane dhe 2.3 milionë ‘plazma’ janë importuar në Kosovë.

10 milionë krem-banane, 2.3 milion plazma të importuara nga Serbia vetëm gjatë vitit 2015

Në anën tjetër Aleksandar Vuçiq kërkoi ndihmë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Vuçiq kërkon ndihmë nga Putini, pas rritjes së taksës nga Kosova

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kishte shprehur vendosmërinë e Qeverisë. Kishte thënë se nëse taksa hiqet, Qeveria nuk ka arsyeje të ekzistojë.

“Nëse hiqet taksa ndaj Serbisë, Qeveria Haradinaj s’ka arsye të ekzistojë”

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar vendimin e Qeverisë. Thoshte se nuk paraqiste pasqyrë të mirë për Kosovën.

Mustafa kritikon qeverinë: Nuk paraqet fotografi të mirë për Kosovën

Reagime për vendosjen e taksës kishin ardhur edhe nga Lugina e Preshevës. Kishin kërkuar që taksa të mos përdoret edhe ndaj produkteve të Luginës së Preshevës.

Lugina ka një lutje për Kosovën, pas taksës së re ndaj Serbisë

Edhe komisionari, Johannes Hahn kishte reaguar menjëherë pas vendosjes së taksës. Kishte kërkuar që vendimin Qeveria e Kosovës ta shfuqizoi menjëherë.

Edhe Hahn reagon ashpër: Kosova ta tërheq vendimin për taksën

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, kishte reaguar ndaj deklaratës së BE-së e cila i kërkoi Kosovës ta heq vendimin për taksën.  I doli në krah Kosovës.

Ish-ambasadori i Holandës i reagon ashpër kërkesave të BE-së për tërheqjen e taksës

Produktet serbe kishin filluar të digjen. Në Kaçanik ishte ndezur një zjarr ku po digjeshin produktet serbe.

Pas rritjes së taksës, në Kaçanik i djegin produktet e Serbisë

Edhe kryeministrja e Serbisë, kishte reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministrja serbe tregon nëse do t’i përgjigjen me masë reciproke Kosovës

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq shpresonte se fuqitë e mëdha si SHBA dhe BE mund të shtyjnë Prishtinën të tërhiqet nga vendimi për taksën doganore.

“SHBA dhe BE mund ta detyrojnë Kosovën të tërheq taksën doganore”

KMDLNJ ultimatumin e BE-së ndaj tërheqjes së taksës prej 100% e kishte quajtur të pamoralshme.

KMDLNj: Ultimatumi i Mogherinit për taksën ndaj Serbisë është i pamoralshëm

Haradinaj më në fund kishte treguar çmimin që Kosova të tërhiqet nga taksa prej 100%. Kishte thënë se Serbia duhet ta njoh Kosovën që t’i tërhiqet taksa.

Haradinaj: Taksa 100% ndaj produkteve serbe të mbetet derisa Serbia ta njeh Kosovën

Në anën tjetër mallrat nga Serbia ktheheshin tek doganat në Kosovë.

Kamionët me mallra serbe kthehen në kufi

 

Hardinaj i kishte dërguar letër Mogherinit pas vendosjes së taksës.

Haradinaj i dërgon letër Mogherinit për taksën ndaj produkteve serbe

BE vazhdonte ta udhëtonte Kosovën për ta tërhequr taksën.

“Mos provokoni” – ​BE urdhëron Kosovën ta heqë taksën ndaj Serbisë

Kryetari i Zubin Potokut, shihte shpresë tek vendimi i Qeverisë për taksën. Thoshte se “mund t’i fundosim shqiptarët”.

Kryetari i Zubin Potokut kërcënon: Mund t’i fundosim shqiptarët

Në Kosovë plasi humori me ‘plazma keksa’ ku për një pako paguhej deri në mijëra euro.

Plas humori me mallrat serbe: Mijëra euro për një plazma

Vuçiq nuk pranonte kushtin e Haradinajt për ta hequr njohjen.

Vuçiq i përgjigjet kushtit të Haradinajt për heqjen e taksës

Kundër vendimit të Qeverisë Haradinaj, kishte dalur edhe një ministër i Edi Ramës. Arben Ahmetaj e cilësonte të gabuar veprim e Kosovës.

Qeveria e Shqipërisë kundër taksës ndaj Serbisë

Dogana e Kosovës pas dy dite thoshte as një kamion në vend nuk është futur me mallra serbe. Oda Ekonomike serbe thoshte diçka tjetër.

Dogana e Kosovës thotë se nuk ka hyrë asnjë kamion me mallra serbe – Oda ekonomike serbe kanë hyre 7 kamionë

Edhe Rusia kishte reaguar për taksën e Kosovës ndaj Serbisë.

Rusia reagon për ngritjen e taksës në 100 përqind ndaj mallrave serbe

Edhe pas katër ditëve të vendosjes së taksave, Thaçi vazhdonte të heshte.

Presidenti Thaci ende hesht për taksën me Serbinë

Tri ditë më pas vendimit për taksën, kompanitë e përpunimit të produkteve të drithërave kishin pranuar se janë rritur çmimet e miellit.

Pas taksës ndaj produkteve serbe, rritet çmimi i miellit në Kosovë

Në disa qytete të Kosovës ka filluar të ngritët çmimi i bukës.

Shtrenjtohet çmimi i bukës edhe në një qytet tjetër të Kosovës

Pesë ditë pas vendosjes së taksës, Dogana e Kosovës thoshte se vetëm dy kamion janë futur në Kosovë.

Dy kamionë nga Serbia e Bosnja janë futur në Kosovë pas rritjes së taksës

Megjithatë, vendimi për taksën dhe arrestimi i tre serbëve në veri nga Policia e Kosovës ka bërë që 4 kryetar të komunave të japin dorëheqje. Veprim ky që kishte nxjerrë në protestë serbët verior./Insajderi.com

​Katër kryetarët e komunave veriore japin dorëheqje