Limaj e “kalon pragun” me shpenzime – kaq harxhon për akomodim, bileta dhe kredit kartelë

Njomza Salihi

Limaj e “kalon pragun” me shpenzime – kaq harxhon për akomodim, bileta dhe kredit kartelë

Zëvendëskryeministri në largim Fatmir Limaj dhe 13 zyrtarë të kabinetit të tij kanë harxhuar rreth 200 mijë euro për mëditje, akomodim, bileta, telefon dhe dreka.

Derisa kryeministri në largim, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin e tij, kanë harxhuar gjysmë milioni euro, vetëm për dreka dhe darka zyrtare, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj me stafin e tij del se që nga dita kur e kanë marrë këtë pozitë, kanë shpenzuar afër 200 mijë euro të taksapaguesve kosovarë.

Gazeta Insajderi bazuar në kërkesën për qasje në dokumentet publike, ka siguruar shpenzimet që Limaj dhe 13 zyrtarë nga kabineti i tij, i kanë bërë që nga shtatori i vitit 2017. Shpenzimet përfshijnë kategoritë për meditje, akomodim, bileta, telefon dhe dreka zyrtare.

Nga shuma e përgjithshme prej 174 mije e 796 euro vetëm dreka zyrtare Limaj dhe kabineti i tij ka harxhuar 59 mijë e 438 euro, shkruan Insajderi

Sipas dokumentit të cilin e posedon Insajderi, Limaj ka shpenzuar edhe rreth 8 mijë e 329 për bileta të udhëtimeve, rreth 4 mijë 435 euro për akomodim nëpër hotele. Ndërsa në krejt udhëtimet që ai ka bërë ka marrë hiç më pak se 7 mijë e 150 euro mëditje.

Limaj shumë më shumë se kaq ka tërhequr para nga Kredit Kartela e tij: 24 mijë e 612 euro.

Për telefon dhe shpenzime të tjera ai ka harxhuar 2 mijë e 364 euro, shkruan Insajderi

Insajderi mbrëmë ka raportuar edhe për shpenzimet e Ramush Haradinajt, kryeministrit në largim dhe gjithë kabinetit të tij.

Përveç se për dreka zyrtare ai kishte shpenzuar 506 mijë e 779.22 euro, për udhëtime ai ka shpenzuar mbi 25 mijë euro, ndërsa për akomodim 567 euro. Haradinaj nga Kredit Kartela, për dy vjet ka shpenzuar 14 mijë e 747 euro, shkruan Insajderi

Nga krejt udhëtimet zyrtare Haradinaj ka marrë 4 mijë e 388.43 euro mëditje.

Derisa për telefon dhe shpenzime të tjera ai ka harxhuar rreth 7 mijë euro.

Përveç shpenzimeve të kryeministrit dhe zëvendësministrit Fatmir Limaj, Insajderi ka raportuar edhe për shpenzimet e ministrive. Vetëm nëntë ministri janë treguar transparent sa i përket këtyre shpenzimeve. Janë edhe 12 ministri të tjetra që nuk janë përgjigjur në këresën e Insajderit brenda afatit ligjor.

Kabineti i kryeministrit, mbi gjysmë milioni euro dreka dhe darka

Lexo edhe hulumtimet e tjera:

Ministria me shtatë zëvendësministra mijëra euro shpenzime për udhëtime zyrtare

Ministri Hamza mijëra euro shpenzime për paga, meditje, udhëtime zyrtare e karburante

“Ministri i skandaleve” dhe mijëra eurot e shpenzuara për udhëtime e dreka

Mijëra euro për udhëtime, dreka e mëditje- shpenzimet e ministrit Jevtiq dhe zëvendësve të tij

Mijëra eurot e taksapaguesve kosovarë që i shpenzoi zv/ministri i dënuar me burg

Lekaj me zëvendësministra shpenzojnë mbi 90 mijë euro për paga e shpenzime operative

Ministrja Hoxha shpenzon rreth 50 mijë euro të taksapaguesve për udhëtime jashtë vendit

Mbi 137 mijë euro paga e mijëra euro për dreka e darka – Shpenzimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Ministri i shkarkuar për fyerje ndaj shqiptarëve shpenzoi mbi 14 mijë euro për dreka zyrtare

insajderi.com